Testi i parë për Guardiolën...është gjermanishtja
Testi i parë i Pep Guardiolës në stolin e Bayern Munchen nuk do të jetë as Superkupa e Gjermanisë dhe as ajo e Europës, por do të jetë ai i gjuhës gjermane. Trajneri katalanas, i cili që prej firmosjes së kontratës disa muaj më parë ka nisur të mësojë intensivisht gjermanishten, do të ballafaqohet me një grup ekspertësh të "Instituti Goethe", në datën 24 qershor, raportoi të enjten e përditshme spanjolle "AS".

Specialistët e institutit, i cili ka degë për mësimin e gjuhës gjermane në shumë vende të botës, do të certifikojnë nivelin e arritur prej spanjollit.

Guardiola, i cili vlet gjuhën katalanase si gjuhë amtare, spanjisht, italisht dhe anglisht, do të testohet për përdorimin e saktë të gramatikës, sintaksës, leksikut, gjuhën trupore dhe aspekte të tjera të komunikimit të shkruar apo direkt.

Nëse niveli i tij nuk do të ketë arritur një gradë të kërkuar, atëherë për Guardiolën testimet intensive të gjermanishtes do të shtohen.

Mësimi i gjuhës, për të, ishte një prej kushteve të vendosura në momentin e firmosjes së kontratës me Bayern Munchen. /albeu.com/
Shtuar më 21/06/2013, ora 12:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori