Testohet ndriçimi në "Arenën Kombëtare", shikoni pamjet (FOTO LAJM)

Edhe pak kohë na ndajnë nga inaugurimi i shumëpritur i “Arenës Kombëtare”. Mbrëmjen e sotme është bërë edhe testimi i prozhektorëve në impiantin e ri modern që është duke u ndërtuar në kryeqytet, teksa pamjet janë fantastike.

Ka qenë anëtari i Komitetit Ekzekutiv, dhe njëherazi Shefi i Sektorit të Infrastrukturës në FSHF, Arben Dervishaj, i cili ka publikuar në faqen e tij të “Facebook”-ut foto nga ndezja e prozhektorëve në “Arenën Kombëtare”.

Kujtojmë që pak ditë më parë përfundoi edhe shtrimi i tapetit të gjelbër, teksa stadiumi pritet të inaugurohet në muajin nëntor në sfidën ndaj Francës.
Shtuar më 20/09/2019, ora 21:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori