Testohet për herë të parë VAR-i në Shqipëri, çfarë po ndodh në "Elbasan Arena" (VIDEO)
Në “Elbasan Arena” po luhet sfida mes Partizanit dhe Laçit por një vëmendje të madhe në këtë takim ka tërhequr testimi i sistemit të teknologjisë VAR.

Në një nga dhomat e stadiumit, është instaluar sistemi i nevojshëm, ku kontrollohen 5 kamera të vendosura në regjinë kryesore që “Supersport” transmeton ndeshjet. Nga kompjuteri, aty merren masat e fushës teknologjikisht, dhe aty mund të shikohet edhe më qartë pozicioni jashtë loje, apo golat e rregullt.

Sot është vetëm një testim, për të parë sa funksionale do jetë ky sistem, dhe më tej do merret një vendim se kur mund të implementohet plotësisht në Shqipëri.
Shtuar më 25/11/2019, ora 18:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori