Tetovari Enes Aziri, shqiptari i tretë i PSG-së (VIDEO)
Pëlqej
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Portieri shqiptar, Enis Azizi është paraqitur në faqen zyrtare të Paris Saint Germain si përforcim i radhës, ndonëse ende asgjë nuk ka në letër.

Enes Azizi është 18 vjeç dhe është formuar si lojtar me ekipin e të rinjëve të Lausanne Sport, prej aty ku gjiganti francez furnizohet rregullisht me lojtarë të talentuar. Nga kjo skuadër PSG-ja ka marrë edhe Lorik Canën, në vitin 1999, për ta zhvilluar në një lojtar të klasit botëror.

Azizi kohë më parë ka punuar edhe në Hollandë me trajnerin e njohur shqiptar të portierëve, Arben Kasolli.


Është befasi se si një skuadër e njohur si PSG, ende pa përfunduar zyrtarisht negociatat, e ka prezantuar Azizin.

Menaxheri i tij, Arzen Ramadani, pranon se janë afër marrëveshjes me PSG-në, por gjërat nuk janë hedhur në letër dhe kontrata nuk është nënshkruar ende.

"PSG-ja vërtetë është një skuadër e madhe, ajo e ka prezantuar atë ende pa u finalizuar marrëveshja, ndonëse parimisht kemi pajtueshmëri, pasi që kuptohet se PSG-ja është skuadër e madhe", tha Ramadani, në një bisedë për sporti1.com. /albeu.com/
Shtuar më 15/01/2013, ora 10:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Get Adobe Flash player