Bojan
Gjorgievski është lojtari më i ri i
Teutës. Klubi durrsak ka zyrtarizuar transferimin mbrojtësit 25-vjeçar, i cili mësohet se ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me skuadrën e
Teutës.
Mbrojtësi i krahut të djathë cilësohet si një element me shumë eksperiencë. Ai e ka
nisur karrierën e tij në kampionatin maqedonas te
skuadra e Vardarit. Më pas aventura e tij është spostuar edhe në klube të tjera si Metalurgu i Shkupit dhe në kampionatin bjellorus tek
skuadra e Bate Borisov.
Momentalisht
Gjorgievski ishte pjesë e ekipit të Macava Sabac në kampionatin serb. Pas largimit të teknikut Gugash Magani duke emëruar në vend të tij, Stavri Nica, drejtuesit e
Teutës kanë
nisur dhe punën e tyre për përforcimin e skuadrës, ku sigurisht pritet të pasohet edhe me emra të tjerë në ditët në vazhdim./albeu.com/
Shtuar më 06/01/2018,
ora 10:34