Teuta ka arritur të marrë një fitore të madhe sot duke mposhtur Lushnjën me shifrat 2-3.
Lushnjarët e mbyllin
pjesën e parë në avantazh me dy golat e shënuar nga Canka në
minutat e 14'-të dhe 34'-të.
Në minutën e 45'-të
Teuta fiton një penallti dhe e finalizon në gol, dhe kështu hapet sfida.
Por durrsakët në
pjesën e dytë futen me synim për një mrekulli të madhe.
Rezultati barazohet në minutën e 49'-të ku Gjeorgjevski fut topin në rrjetë.
Goli i fitores shënohet në minutën e fundit të takimit nga një goditje dënimi të ekzekutuar nga Dediç në 93'-të.
Pas kësaj fitoreje të madhe
Teuta renditet në vendin e 9 me 26 pikë, ndërsa Lushnja në vendin e 10 me 10 pikë. /albeu.com/
Shtuar më 18/03/2018,
ora 16:09