Teuta e pa mëshirshme, 5 gola Elbasanit
Pëlqej
E mërkura ka risjellë në qëndër të vëmëndjes Superligën shqiptare që ishte eklipsuar këto ditë pas suksesit të kombëtares në transfertë ndaj Portugalisë. Sot janë zhvilluar tre ndeshje, ku spikaste Elbasani-Teuta, një duel ndërmjet dy skuadrave që ishin në kuotën e zero pikëve në renditjen e përgjithshme, një ndeshje që zhvillohej në Peqin, për shkak të rikonstruksionit të ‘Elbasan Arena’ verdheblutë luajnë në transfertë çdo ndeshje.

Teuta arrin të fitojë në Peqin duke siguruar tri pikët e para në kampionat me një goleadë ndaj Elbasanit të Ilirjan Files, që me sa duket ka bërë shumë pak gjatë merkatos dhe fazës përgatitore për t’iu përshtatur cilësisë në kategorinë superiore.

Djemtë e Detit e kthejnë në tabelë qitjeje portën e Kotorrit, që detyrohet ta nxjerrë plot 5 herë topin nga porta e tij, ndërsa finalizimi i Cotës kishte vetëm vlerë statistikore.

Teuta e shfaq superioritetin e saj që në fillim të takimit me disa raste të mira për shënim, por mungon saktësia në finalizim. Goli i vjen në minutën e 30-të nga Pepa, që do të shënonte një dopietë në këtë ndeshje, ashtu si edhe Shabani që shënon në minutën e 36-të golin e dytë. Në kronikë është edhe një gol nga Bruno Dita.

Elbasani ngushëllohet vetëm me zhbllokimin e Mirel Çotës, por duket se skuadra e Files ashtu siç u ngjit në Superligë ashtu edhe do të dalë, duke mos lënë asnjë shenjë këtë kampionat.



ELBASANI-TEUTA 1-5
Golat: Çota 80′ / Pepa 30′, 60′, Shabani 36′, 52′, Dita 70′
Gjyqtarë: E.Sino, I.Tartari, I.Llupi
Shtuar më 10/09/2014, ora 19:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori