Teuta fiton derbin bregdetar me një supergol nga kapiteni i Shpresave (VIDEO)
Pas ndërprerjes për shkak të ndeshjeve të kombëtareve, është rikthyer këtë të premte Superiorja me ndeshjen e parë të kësaj jave, ku Teuta e Durrësit ka fituar minimalisht ndaj Flamurtarit.

Durrsakëve u ka mjaftuar një gol i shënuar nga kapiteni i Shpresave, Kallaku, vetëm dy minuta pas nisjes së pjesës së dytë.

Teuta e dominoi takimin ndaj Flamurtarit të vendit të fundit, por nuk mundi të shënonte më shumë se një gol në këtë ndeshje.

Me këtë fitore, Teuta merr kreun e renditjes e vetme në kuotën e 15 pikëve, ndërsa Flamurtari mban vendin e fundit me vetëm 2 pikë pas 8 ndeshjeve të luajtura.
Shtuar më 18/10/2019, ora 20:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori