Teuta përmbyset brenda ndaj Partizanit, Demat marrin fitoren e parë
Pëlqej
Partizani ka marrë fitoren e parë në 5 ndeshjet në kampionat, dhe këtë e ka marrë në "Niko Dovana" ndaj Teutës me shifrat 2-1.

parët në avantazh kalojnë durrësakët falë golit të mesfushorit të Albi Dostit në minutë e 17', shkruan Albeu.com.

Demat e Kuq barazojnë në minutën e fundit të pjesës së parë me Lorenc Trashin duke dërguar skuadrat në dhomat e zhveshjes në barazim.

Xhevahir Sukaj i jep golin e fitores Partizanit nga pika e bardhë e penalltisë, ku sulmuesi Shehaj u ndëshkua me karton të kuq.

Në fund të ndeshjes Dedic ndëshkohet me karton të kuq duke lënë skuadrën me 9 lojtarë.

Partizani renditet në vendin e 9 me 5 pikë, ndërsa Teuta në vendin e 4 me 7 pikë. /albeu.com/
Shtuar më 12/10/2017, ora 19:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori