Teuta ka harruar të fitojë, Tirana i jep leksion në Durrës
Tirana ka triumfuar në Durrës me rezultatin 1-3 ndaj Teutës, për t’u rikthyer te fitorja pas 4 javësh. 3 pikë që u japin bardhebluve një frymëmarrje qetësie.

24 herë kampionët tashmë duke përfituar edhe nga disfata e krutanëve 4-0 ndaj Skënderbeut, i janë shkëputur fundit të klasifikimit duke shkuar në kuotën e 36 pikëve pas 29 javësh, me plot 6 pikë epërsi ndaj Kastriotit të vendit të parafundit.

Nga ana tjetër, skuadra e Teutës i është larguar edhe më shumë zonës së Europës, pasi me këtë disfatë, ka zbritur në vendin e pestë, duke u parakaluar edhe nga korçarët.

Bardheblutë kanë kaluar të parët në avantazh në minutën e 41’ me Oduamadi, që ka finalizuar në mënyrë preçize një shërbim perefekt të nisur nga gjysmëfusha bardheblu.

Në të 65’ 24 herë kampionët kanë dyfishuar me golashënuesin e tyre më të mirë, Hasani, që pas shërbimit të Cobbina, nuk e kishte të vështirë të dërgonte topin në rrjetë 2-0.

Durrsakët dhanë një sinjal sikur do të rihapnin ndeshjen kur në të 72’ Kamara ngushtoi rezultaitn në 1-2, por ishte thjeshtë një alarm flas, pasi Karabeci ka mbyllur gjithçka në të 75’ kur ka realizuar një gol fantastik nga jashtë zone, pas shërbimit të Sentamu 1-3. /albeu.com/


Shtuar më 14/04/2019, ora 20:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori