Teuta "kyç" portën
As më 1994 kur doli kampion dhe as më 2002 kur ishte për herë të fundit vërtet pretendente, skuadra e “djemve të detit” nuk ka arritur të fluturojë kaq lart. Teuta e Durrësit ndodhet sot e vetme në krye të Superligës shqiptare, me 19 pikë pas 8 ndeshjesh.

Vetëm 3 gola janë pësuar në këto 8 javë, gjë që të kujton skuadrën e sezonit 1993-1994 që u shpall kampione e Shqipërisë. Atë vit, durrsakët pësuan gjithsej vetëm 9 gola, në një kampionat që ashtu si sot kishte 26 javë, pra rendimenti në mbrojtje i ekipit të Hasan Likës dhe Sulejman Starovës është thuajse pikë për pikë si në sezonin e titullit.

Të tre golat e pësuar këtë herë, ekipi bregdetar i ka inkasuar në “Loro Boriçi” të Shkodrës, në humbjen 1-3 ndaj Vllaznisë.

Gjithsesi, 19 pikë në 8 ndeshje nuk janë pak, duke qenë një pikë më shumë sesa ato të fituara nga Teuta e sezonit 2001-2002, që kishte 5 fitore e 3 barazime pas 8 javëve të para të kampionatit. /albeu.com/
Shtuar më 07/11/2011, ora 16:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori