Teuta mposht Skënderbeun në minutën e 90 (VIDEO)
Një fitore për klasifikimin, për moralin dhe për të kthyer pak buzëqeshje në qytetin e Durrësit ishte ajo e sotmja e Teutës përballë Skënderbeut.

Një fitore që erdhi vetëm në minutën e 90 në një sfidë shumë të luftuar, por një sukses më i merituar nga durrsakët që e kërkuan me ngulm gjatë gjithë ndeshjes.

Skënderbeu bëri shumë pak ndaj vendasve, duke i lënë kontrollin e lojës për pjesën më të madhe të sfidës dhe dukej i kënaqur me një barazim. Por në fund ishte Teuta që fitoi me një roveshatë të devijuar të Vilës, duke marrë 3 pikët që iu deshën nga kjo ndeshje edhe për arsye jashtë futbollit.

Durrsakët kthehen përsëri në grupin e pretendentëve që ndjekin Partizanin, ndërsa Skënderbeu humb një mundësi të mirë për të qenë gjithashtu pranë këtij grupi.
Shtuar më 08/12/2019, ora 18:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori