Teuta nuk mbetet "thatë" për 100 vjetor, fiton Kupën duke mposhtur Tiranën (VIDEO)

Tirana dhe Teuta luajtën mes tyre në “Air Albania” finalen e Kupës së Shqipërisë.

Durrsakët fituan me rezultatin e pastër 2-0, duke ngritur trofeun për 100-vjetorin e themelimit të klubit të tyre.

Rustem Hoxha në minutën e 2-të dhe Lorenco Vila në të 79’ i dhanë suksesin “Djemve të Detit”

Tirana nuk arrin dot t’i fitojë të dy trofetë, pas titullit kampion.

Kësisoj, Teuta fiton për herë të katërt në historinë e saj Kupën e Shqipërisë, pas atyre në sezonet 1994-1995, 1999-2000 dhe 2004-2005.
Shtuar më 02/08/2020, ora 22:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori