Teuta nuk shënon nga penalltia, Kamza merr pikë të rëndësishme në Durrës
Teuta dhe Kamza kanë përfunduar në barazim pa gola në stadiumin "Niko Dovana".

Një tjetër rezultat zhgënjyes për skuadrën e Bledi Shkëmbit, e cila në minutën e 19-të pati shansit ideal për të kaluar në avantazh, teksa Kallaku gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Barazim i 4-t radhazi dhe i 9-të në kampionat për skuadrën durrsake që duket se ka “alergji” nga fitoren.

Ndërkohë nga ana tjetër, Kamza e Ernest Gjokës, arriti të merrte një pikë të çmuar, duke barazuar Kastriotin.

Në sfidën e radhës, Teutë do të presë Kukësin e vendit të dytë, ndërkohë Kamza do të ndeshet ndaj krutanëve, në “finalen” e mbijetesës. /albeu.com/
Shtuar më 10/02/2019, ora 19:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori