Teuta pret mbylljen e merkatos për të bërë goditjen e madhe
Një përforcim i fundit për Teutën. Masahudu Alhassan për të blinduar mbrojtjen. Klubi durrsak ka siguruar shërbimet e një futbollisti të rëndësishëm për pjesën e mbetur të sezonit.

Lajmi në fakt vjen nga mediat italiane dhe nga gazetari Gianluca Di Marzio gjithmonë e më aktiv për merkaton në Shqipëri, pasi bëhet fjalë për një futbollist që ka koleksionuar 4 prezenca në Serinë A, 90 në Serinë B përvec se 8 paraqitjeve edhe në Kupën e Italisë. Masahudu Alhassan, 25-vjeçar i cili ka luajtur edhe me Kombëtaren e Ganës, në Itali është rritur në ekipet e të rinjve të Rimini dhe Genoa-s, për të vijuar rrugëtimin më pas në skuadrat e Novarës, Udinese, Latina dhe Peruxhia ndërkohë që aktualisht ka qenë një futbollist pa kontratë me Teutën që ka përfituar për të angazhuar në radhët e skuadrës së Stavri Nicës.

Alhassan është mbrojtës i majtë dhe pritet ti bëjë shumë punë skuadrës dursake që në këtë sezon duket se është penalizuar pikërisht nga mbrojja që ka pësuar plot 29 gola në këtë kampionat duke mbetur pas në klasifikimin negativ vetëm ndaj Lushnjës./albeu.com/

Shtuar më 03/02/2018, ora 14:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori