Teuta triumfon ndaj Vllaznisë (VIDEO)
Teuta është rikthyer te fitorja në kampionat duke mposhtur me përmbysje 3-1, Vllazninë e Mirsad Jonuz.

Shkodranët kaluan të parët në avantazh me anë të Gurishtës në minutën e 16-të. Vetëm 8 minuta zgjati festa e kuqebluve, pasi Rustem Hoxha barazoi shifrat në minutën e 24-t.

Durrsakët nuk u mjaftuan me barazim në pjesën e parë, teksa Todorovski përmbysi gjithçka në minutën e 44-t, pas një gabimi të portieri Laço.


Pjesa e dytë nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për skuadrën e Edi Martinit, e cila realizoi 22 sekonda pas fillimit të fraksionit të dytë të lojës, duke hipotekuar triumfin.

Pas kësaj humbje, ndeshjet e zhvilluara në mbrëmje me dritën e projektorëve, po kthehen në makth për skuadrën shkodrane, e cila këtë sezon, nuk ka regjistruar asnjë rezultat pozitiv kur luan me drita.

Me këtë triumf Teuta u ngjit në vendin e 4-t në kuotën e 35 pikëve, ndërkohë që Vllaznia, mban vendin e 8-të, me 1 pikë më pak se Skënderbeu i vendit të 7-të.
Shtuar më 16/02/2020, ora 19:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori