Tevez e tepron: Shangani “shtëpia” ime e dytë
Carlos Tevez firmosi kontratën që e bën atë lojtarin më të paguar në botë, dhe më pas bëri prezantimin zyrtar. Sulmuesi argjentinas kompletoi transferimin te Shangai Shenua, por ajo që ishte vërtetë befasuese ishin fjalët e Tevez, i cili e vlërësoi Shangain si “shtëpinë” e tij të dytë.

"Kam luajtur për shumë klube në shumë vende të ndryshme para se të kthehesha te Boca Juniors. Tifozët në to kanë qenë të këndshëm duke më bërë të ndihem si në shtëpinë time, por sapo erdha në Shanghai dhe pashë aq shumë tifozë që më përshëndeten, menjëherë kuptova se kam një shtëpi të re.

Klubi ka nevojë për lojtarë cilësorë si unë për tu përmirësuar . Do të jetë pak e vështirë pasi edhe pse kam marrë disa të afërt me vete prindërit vazhdojnë të qëndrojnë në Argjentinë që është shumë larg, por unë tani e ndiej Shangahin si shtëpinë time të dytë”.
Shtuar më 21/01/2017, ora 16:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori