Tevez i përgjigjet Romës, Juve "tris" Atalantas (VIDEO)
Pëlqej
Tevez dhe vetëm Tevez për Juventusin. Bardhezinjtë fitojnë sërish, për të pestën javë radhazi dhe argjentinasi sërish shënon, madje dy herë në suksesin e tyre 3-0 ndaj Atalantas, e cila që prej tetë ndeshjesh njeh vetëm një rezultat ndaj Kampionëve të Italisë, humbjen.

Carlito, ashtu siç është bërë tani e zakonshme ishte ylli i formacionit të Allegrit dhe në "Atleti D’italia" të Bergamos. Goli madje duket se është dashuruar kaq shumë me argjentinasin këto kohë, sa në minutën e 35-të, pas një aksioni model por të gjatë fati deshte që të ishte pikërisht Tevez ai do të shtynte topin në rrjetë.

Atalanta kishte mundësinë për të rikthyer barazpeshën në të 59-tën me Denis, por ky i fundit gaboi nga pika e bardhë. Për të vënë në vend nderin e argjentinasve mendoi sërish Tevez që në kundërsulm hipotekoi fitoren me golin e dytë personal të mbrëmjes.

Dalja e Tevezit i la skenën dhe të tjerëve me Moratan që realizoi golin e tij të parë bardhezi duke cuar shifrat në 0-3.

Juventus mori suksesin e pestë radhazi në Serie A dhe tashmë kthen vëmendjen nga sfidat direkte me Atletico Madrid në Champions League e Romën në kampionat, por me një Tevez të tillë bëjnë mirë të ruhen të tjerët. /albeu.com/
Shtuar më 28/09/2014, ora 09:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori