Tevez "kokëmushkë", nuk kërkon falje
Sulmuesi i Manchester City, argjentinasi Carlos Tevez nuk ka pranuar ti kërkojë falje Roberto Mancinit dhe ka vendosur që në merkaton e janarit të largohet nga klubi i sheikëve, raporton "Mirror".

Marrëdhëniet mes lojtarit dhe drejtueve të klubit u prishën pas refuzimit që sulmuesi i bëri vendimit të tranjerit pët tu futur si zëvëndësues në ndeshjen e Ligës së Kampioneve, Bajern Mynih-Manchester City. Madje Tevez u dënua me 1 milionë sterlina gjobë dhe mos të drejtë aktivizimi për një periudhë të papërcaktuar.

Por, me sa duket futbollisti nuk e ka duruar këtë gjë dhe ka vendosur të largohet në janar. Lojtari kërkohet nga disa ekipe europiane dhe braziliane, mes të cilave dhe Inter. /albeu.com/
Shtuar më 09/11/2011, ora 09:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori