Tevez me Juven deri në 2018
Pëlqej
Juventusi planifikon ta lidhë me kontratë të re deri në vitin 2018 edhe sulmuesin Carlos Tevez.
Argjentinasi ka filluar sezonin në formë të shkëlqyeshme dhe ka shënuar gjashtë gola në pesë paraqitje në Serie A dhe në Evropë.

Tuttosport raporton se drejtori gjeneral Beppe Marotta synon t’i ofrojë një marrëveshje të re sulmuesit 30-vjeçar, e cila do ta mbajë atë në klub deri në vitin 2018.

Megjithatë, skuadra nga Torino po ashtu vlerëson se Tevez mund të kërkojë të rikthehet te Boca Juniors për ta mbyllur karrierën atje, dhe mund të mos nënshkruajë marrëveshje përtej kontratës së tij aktuale, që skadon në qershor të vitit 2016.

Ndërkohë për sulmuesin mësohet se i interesuar është Paris Saint-Germain.
Shtuar më 29/09/2014, ora 15:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori