Tevez merr "10"-ën e Del Pieros (FOTO LAJM)

Carlos Tevez ka mbërritur dje në Itali. Sulmuesi argjentinas, goditja më e fundit e merkatos së Juventus, ka zbritur në aeroportin e Malpensas në Milano nga Brazili.

Në ambjentet e aeroportit ish bomberi i Manchester City u prit nga rreth 200 tifozë juventinë, të cilët e vështirësuan disi punën e forcave të rendit.

Më pas Tevez mbërriti në Torino ku sot do ti nënshtrohet kontrolleve mjekësore dhe do të firmosë kontratën me klubin bardhezi. Ai doli për të përshëndetur tifozët e "Zonjës" ku zbiloi edhe fanellën e tij të re: argjentinasi do të mbajë numrin 10 që më parë e ka mbajtur kapiteni legjendar Alessandro Del Piero. /albeu.com/
Shtuar më 27/06/2013, ora 10:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori