Tevez: Messi do të fitoj Kupën e Botës në Rusi
Carlos Tevez beson se “Rusia 2018” do të jetë “Kupa e Botës e Lionel Messit”, pasi beson se ylli i Barcelonës do ta udhëheqë Argjentinën drejt triumfit.

“Jam i sigurt se kjo Kupë e Botës është e Messit”, tha fillimisht sulmuesi i Boca Juniors.

“Ai është i uritur dhe i nervozuar, edhe pse nuk e tregon këtë”.

“Nuk mendoj se ky do të jetë Botërori i fundit për të, por pres një Kupë të Botës fantastike”.

“Argjentina është një prej favoriteve, vetëm Gjermania dhe Brazili janë në nivelin tonë”, deklaroi Tevez. /albeu.com/
Shtuar më 15/06/2018, ora 10:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori