Tevez: Messi nuk mund te jete kapiten i Argjentines
Albeu.com
Sulmuesi i Manchester United, Carlos Tevez, thotë se ylli i Barcelonës, Lionel Messi, nuk mund ta mbajë shiritin e kapitenit të kombëtares së Argjentinës.
“Messi nuk mund të jetë kapiten i përfaqësueses. Maradona duhet të ketë respekt për futbollistët të cilët tashmë janë në përbërje”, thotë Tevez.

“Nuk mund të vijë dhe të ndryshojë gjithçka. Nuk mund t’i japë aq shumë përgjegjësi një lojtari – Leo do të eksplodojë. Ata duhet ta lirojnë Messin nga presioni, ai duhet më shumë të kënaqet duke luajtur me ekipin kombëtar”, ka deklaruar Tevez.
Shtuar më 30/10/2008, ora 20:28
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori