Tevez në hall të madh, mendon lamtumirën
E pabesueshme, por e vërtetë. Carlos Tevez ka hyrë në një depresion të thellë dhe çdo ditë e më shumë lajmet mbi momentin negativ që aktualisht ka pushtuar lojtarin, sa vijnë e bëhen më të rënda. I fundit që media argjentinase ofron për fansat e tij lidhet me një ide të frikshme që ka filluar të qarkullojë në mendjen e një prej futbollistëve më të talentuar dhe më të dëshiruar të botës.

Carlos Tevez po mendon tërheqjen nga futbolli. Edhe pse në një moshë 27-vjeçare, sulmuesi amerikano-jugor ka vendosur të qëndrojë deri në fund të këtij sezoni te City dhe këtë verë të zyrtarizojë tërheqjen e tij nga futbolli.

Ai e di që nuk është sjellë në mënyrë korrekte me drejtuesit e klubit anglez dhe nga ana tjetër e di po aq mirë se sheiku Mansur dhe trajneri Mançini do ia vështirësojnë çdo ditë e më shumë jetën, nëse në verë mendon të rihapë bisedimet për të luajtur diku tjetër.

Për këtë arsye, ideja që ka nisur të tundojë Tevezin është që t’i japë lamtumirën futbollit dhe madje të firmosë edhe një kontratë me Manchester City, për të respektuar këtë vendim të tijin. Mbase, sipas Tevezit, vetëm kështu mund të përfundojë “burgosja” e tij në Manchester, përderisa tani e tutje askush nuk ka ndërmend të paguajë minimalisht 35 milionë euro për një lojtar që do qëndrojë jashtë fushave për një sezon të tërë pa u stërvitur. /albeu.com/
Shtuar më 02/02/2012, ora 13:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori