Tevez nuk do rë rinovojë me Juventusin
Sulmuesi i Juventusit, Carlos Tevez, ka treguar se nuk ka në plan të zgjasë kontratën me “Zonjën e Vjetër”.

Argjentinasi, që ka shpërthyer që prej ardhjes së tij te kampioni italian, është golashënuesi më i mirë i ligës sivjet.

“Dua ta respektoj kontratën time deri në vitin 2016. Ky është plani im. Nuk dua ta vazhdoj, kjo është si ndihem momentalisht”, ka thënë Tevez për reporterët në Buenos Aires.

Ai nuk tregoi për planet e tij për të ardhmen. “Është vështirë të them tani. Jam duke luajtur në nivel të lartë andaj është e rëndësishme të jem i qetë dhe të shijoj momentin”, ka thënë ai kur u pyet për një rikthim të mundshëm të tij në Boca Juniors.
Shtuar më 01/01/2015, ora 09:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori