Tevez tregon dramën që po kalon: Ndonjëherë shkoj dhe qaj në dhomat e zhveshjes pas pjesës së parë
Karlos Tevez po kalon një moment të vështirë në jetën e tij.

Babi i sulmuesit argjentinas u prek me Koronavirus dhe kalo 45 ditë në spital, nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Për fat të mirë, ai ia doli të kalojë virusin dhe tashmë po i kthehet jetës normale.

Megjithatë Tevez është pushtuar nga një frikë e madhe, se mund të humbasë babain e tij. Argjentinasi në një intervistë të dhënë për “ESPN” ka treguar edhe dramën që është duke kaluar.

“Jam duke kaluar një moment shumë të vështirë. Ndonjëherë jam mirë, ndërsa herët e tjera shkoj të qaj në dhomat e zhveshjes pas përfundimit të pjesës së parë.

Nuk mund ta shpjegoj dot, po kaloj kohë të vështira. Takoj babain dhe më pas duhet t’i jap vetes forcë për të luajtur futboll. Mesazhi i tifozëve? Kjo më ka dhënë formë dhe falënderoj tifozët më kanë dhënë forcë të futem në fushë dhe të luaj”, u shpreh Tevez.

Shtuar më 16/11/2020, ora 17:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori