Tevez tregon se ku do të luajë Messi pas Barcelonës
Carlos Tevez është prezantuar si lojtar i ri i Shanghai Shenhua,. “Apache” ka folur dhe për të ardhmen e yllit Lionel Messit:

“Rinovimi i Messit me Barcelonën nuk është një çështje parash, por më shumë i përket zemrës. Unë nuk mendoj se është diçka tjetër.
Është shumë e vështirë që Messi të largohet nga Barcelona.

Ditën që do ta bëjë atë, unë mendoj se do të shkojë në shtëpinë e tij, te Newell Old Boys. Nuk e shoh askund tjetër”, tha Tevez.


Shtuar më 21/01/2017, ora 13:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori