Milan po përgatit terrenin për një lëvizje interesante.
Raportime nga Spanja dhe Franca shkruajnë për një marrëveshje verbale mes AC
Milan dhe Florian
Thauvin.
Lojtari i
Marseille do të jetë pa kontratë sezonin e ardhshëm dhe
Milan synon ta afrojë atë në ‘San Siro’.
Lojtari anësor nuk është shprehur i gatshëm që të nënshkruajë vazhdimin e kontratës.
Thauvin është 27 vjeçar dhe ka 10 paraqitje me skuadrën kombëtare të Francës, ku edhe ka shënuar një gol.
Karrierën lojtari e ka kaluar duke veshur fanellën e
Marseille dhe Newcastle United. Lojtari lidhej gjatë verës me një kalim te Roma, por
Milan me gjasë do të jetë destinacioni i tij.
Shtuar më 10/10/2020,
ora 18:32