The Independent: Të gjitha provokimet e paturpshme të McGregor ndaj besimit të Khabib

Pëlqej
Khabib Nurmagomedov ka marrë mjaft kritika për veprimin e tij duke dalë nga oktagoni për të sulmuar pjestarët e stafit të McGregor pasi u shpall fitues i super ndeshjes ndaj tij duke ruajtur edhe titullin kampion i peshave të lehta në UFC.

Megjithatë, mediat e huaja i janë rikthyer një fakti të rendësishëm, sipas të cilave UFC e toleroi McGregorin në qasjen e tij islamofobe ndaj Khabib duke ofenduar besimin e këtij të fundit, shkruan Albeu.com.

"Fillimisht MCGregor sulmoi autobusin e Khabib duke plagosur dy nga pjestarët e stafit të tij. Pastaj vazhdimisht ai bënte postime në rrjetet sociale duke sharë besimin e Khabib. Një ndër postimet ishte edhe: Duke bërë qejf në xhehennem!", shkruajnë britanikët e The Independent duke vijuar: McGregor e quajti Khabibin "mi Dagestani", kurse trajnerin e tij "terrorist" dhe sërish Khabib u tregua i përmbajtur ndaj këtyre provokimeve.

"Po ashtu, McGregor i provokoi atë nga besimi duke i kërkuar me ngulm që të pinte alkool gjatë konferencës për shtyp dhe sërish Khabib u tregua i durueshëm", vijon The Independent.

"UFC ka mbyllur një sy ndaj shkeljeve të McGregor madje duke i bërë pjesë të klipit promovues të ndeshjes", përmbyllin britanikët. /albeu.com/
Shtuar më 09/10/2018, ora 17:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori