Gazeta prestigjoze “The Sun” ka zbuluar një
skandal të vërtetë teksa futbollistët e
Arsenalit, festojnë në
parti duke përdorur drogë dhe Alkol. Ngjarja sipas prestigjozes ka ndodhur në muajin gusht, shkruan Albeu.com.
Në
parti kanë marë pjesë disa nga yjet e
Arsenalit Ozil, Pierre-Emerick Aubameyang, Mustafi, Kolasinac, Lacazetë, Mkhitaryan. Gjithashtu në
parti morën pjesë dhe 7 vajza duke thelluar dhe më shumë skandalin.
"Ozil dukej tapë, nuk qëndronte dot në këmbë dhe një moment u duk sikur humbi ndjenjat dhe iu desh të ulej. Një lojtar i ri u nxit nga të tjerët të provonte drogën dhe ai u bë edhe më keq".
Ndërkohë Arsenali i humbi dy ndeshjet e para në kampionatin anglez ndaj Manchester City dhe Chelsea, ky
skandal me sa duket ka ndikuar tek lojtarët duke shfaqur rendimetin e dobët në skuadër në fillim të sezonit.
Sipas "The Sun" Klubi
Arsenalit pritet të marë masa ndaj lojtarve, ku nuk përjashtohet pezullimi. /albeu.com./
Shtuar më 07/12/2018,
ora 11:47