Thellohet kriza, Liga Profesioniste: Më 10 tetor, protestë masive
Një "lirim" dhe njëkohësisht "shtrëngim litari" në marrëdhëniet me qeverinë.

Liga Profesioniste e Futbollit, e mbledhur sot për të diskutuar mbi hapat e mëtejshëm të bojkotit, nëpërmjet një qëndrimi zyrtar ka njoftuar se është e gatshmë për të vijuar dialogun me negociatorin, Fidel Yllin, përfaqësuesi i qeverisë, por nga ana tjetër ka paralajmëruar protestë masive më 10 tetor, për të sensibilizuar opinion publik.

"Deklaratë për shtyp
Anëtarët e Ligës Profesioniste të Futbollit u mblodhën sot për të diskutuar në lidhje me çështjet organizative dhe me vijimin e bojkotit të kampionatit të Kategorisë Superiore.

Gjatë diskutimeve Asambleja e Ligës u dakordësua për hapat e mëtejshëm në luftën për plotësimin e katër kërkesave të Ligës drejtuar qeverisë.

LPF do të intensifikojë kontaktet me negociatorin e qeverisë z. Fidel Ylli dhe për këtë ngarkohet Kryetari i Ligës dhe Sekretari i përgjithshëm për te ndjekur hap pas hapi ecurinë dhe reagimin e qeverisë pas dërgimit të relacionit shpjegues për kërkesat e Ligës.

LPF është e vendosur për vazhdimin e bojkotit dhe përshkallëzimin e protestave, duke projektuar protestën masive të futbollistëve më datë 10 tetor 2020. Për këtë do të ngrihet një grup pune për organizimin e saj dhe sensibilizimin e opinionit publik.

Deri më tani nuk kemi asnjë reagim nga qeveria për kërkesat e Ligës. Anëtarët e Ligës Profesioniste të Futbollit mbeten shpresëplotë për një përgjigje sa më shpejtë nga ana e qeverisë dhe për veprime konkrete në shqyrtimin dhe plotësimin e këtyre kërkesave që mund të sjellin zgjidhjen e ngërçit të krijuar."
Shtuar më 30/09/2020, ora 11:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori