Theo Hernandez po çmend Milanin, por kush po e "çmend" lojtarin (FOTO LAJM)

Mbrojtësi francez Theo Hernandez po kalon një moment të artë që prej verës, kohë kur vendosi t’i bashkohet Milanit, pasi po luan titullar me kuqezinjtë dhe përveçse po bën mirë detyrat në mbrojtje, shtyn shumë para dhe ka arritur të shënojë më shumë se kushdo tjetër.

Përveç aspektit profesional, edhe në anën sentimentale Hernandez po kalon një moment mjaft të mirë, sepse pas ndarjes nga Adriana Pozueco, mbrojtësi ka gjetur ngushëllim te modelja italiane Elisa De Panicis, e cila sapo është eliminuar nga Grande Fratello Vip.

Ka qenë gazetari Alfonso Signorini që zbuloi këtë detaj, duke deklaruar se “Zemra e Elisës rreh për një anësor të Milanit, Hernandez”, ndërsa vetë bukuroshja u duk e pakënaqur me faktin që marrëdhënia e saj tani u bë publike.
Shtuar më 22/01/2020, ora 15:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori