Theu urdhrin ushtarak, Luiza Gegës i ndalohet që të garojë në Turqi
Pëlqej
Pas titullit kampion në Turqi dy ditë më parë me ekipin e Fenerbahces në garën e 3000 metrave me pengesa, Luiza Gega rikonfirmohet si e pathyeshme në pistë edhe në finalen e 1500 metrave.

Por përpara nisjes për në Stamboll, Luiza Gega është ballafaquar me një refuzim nga ana e autoriteteve të Ushtrisë Shqiptare, ku edhe ajo është pjesë e saj, për të marrë pjesë në këtë garë nën siglën e Fenerbahçes.

Lajmin e konfirmoi trajneri Taulant Stërmasi në një intervist për "Panorama Sport": “Ne kemi qenë në grumbullim në Dardhë dhe shefi i Shtabit i kërkoi Luizës të bënte një takim urgjent me komandantin. Luiza zbriti nga grumbullimi dhe e bëri takimin me komandantin me temë bisede ikjen nga Shqipëria me Fenerbahçen e Turqisë. Ky ishte një informacion që kishin marrë nga media e shkruar dhe vizive.

Në bisedën e zhvilluar ju shpjegua që nuk ka lidhje ajo që është shkruar e konceptuar dhe se Luiza do të jetë anëtare e ekipit kombëtar dhe e klubit Tirana. Më pas iu kërkua t’i bëhej një shkresë Shtabit të Përgjithshëm për situatën. Dhe kështu ndodhi, situata iu shpjegua edhe një herë tjetër. Shkresa u bë në prezencë me shefin e personelit të Policisë Ushtarake. Ndërkohë 7-8 ditë më vonë njoftohemi se duhet të bëjë kërkesën në formatin e miratuar nga Shtabi i Përgjithshëm.

U ribë kërkesa përcjellëse bashkë me informacionin e mëparshëm dhe iu ridërgua Shtabit të Përgjithshëm. Por, më datën 30 maj Luiza njoftohet me SMS nga shefi i personelit se kërkesa nuk është miratuar për të marrë pjesë me Fenerbahçen, pra për të garuar në Turqi. Nuk pati kohë që Luiza të shkonte për të tërhequr shkresën, gjë të cilën do ta bëjë sapo të mbërrijë në Tiranë”.

I pyetur se cili është motivacioni i refuzimit të kërkesës, Stërmasi sqaroi: “Realisht nuk e dimë, ndaj dhe donim të lexonim kërkesën. E përsëris që, sapo të zbresim në Tiranë së bashku me Luizën, ne do të zhvillojmë një takim te Policia Ushtarake. Nuk e dimë që është përjashtuar. Shkelja e urdhrit për ushtrinë është përjashtim apo jo?”.



Shtuar më 08/06/2017, ora 11:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori