Thiago Alcantara infektohet me koronavirus, humb ndeshjen e rradhës dhe grumbullimin me Spanjën
Thiago Alcantara ishte mungesa e madhe e Liverpoollit në ndeshjen e djeshme ndaj Arsenalit, ndërsa në një komunikatë të shpërndarë pasditen e sotme, "The Reds" zbulojnë se mesfushori është infektuar nga koronavirusi.

Futbollisti që iu bashkua Liverpoolit vetëm dy javë më parë nga Bayerni i Mynihut, është vendosur menjëherë në karantinë dhe po ndiqet nga mjekët e klubit, ndonëse siç thuhet në njoftim, nuk ka simptoma të Covid-19.

Kështu Thiago Alcantara do t’i mungojë Liverpoolit në ndeshjen e kësaj fundjave, por nuk do të jetë as në dispozicion të Spanjës për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve, të planifikuara për në gjysmën e parë të tetorit.

Për kartonin e mesfushorit spanjoll, Liverpooli pagoi rreth 30 milionë euro, pasi Thiago ishte një kërkesë e trajnerit Klopp dhe bindi të gjithë që në debutim në përballjen ndaj Chelsea-t një javë më parë.
Shtuar më 30/09/2020, ora 10:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori