Thiago Alcantaro ndryshon mendje: I lumtur te Bayern
Prapakthehu i bujshëm i Thiago Alcantara-s, mesfushorit spanjoll të Bajernit të Mynihut. Futbollisti i cili është aktualisht i impenjuar me kombëtaren e tij, la të kuptohet se mund të bëjë hapa të rëndësishëm pas në lidhje me një lamtumirë të përmendur shpesh herë ndaj kampionëve të Gjermanisë. Duke folur për mediat gjermani Thiago Alcantara duket se ka gjetur ndjesinë e tij të lumturisë në kampin bavarez.

"Mendoj vetëm për ndeshjen e ardhshme me Ukrainën, – tha Thiago Alcantara duke ju referuar impenjimeve në Nations League me Spanjën, për të shtuar më pas, – E ardhmja ime. Të shohim më pas se cfarë do të rezervojë fati, por Bajerni i Mynihut është shtëpia ime, dhe unë jam shumë i lumtur që luaj aty".

Fjalë të ëmbla mjaltë, por që bëjnë shumë kontrast në krahasim me deklaratat e mëparshme, ku Thiago ishte shfaqur me shumë dëshirë për të kërkuar një aventurë të re. Mesfushori dukej se ishte shumë pranë Liverpool dhe në orët e fundit në drejtim të tij kishte bërë përpara edhe Manchester United. Tani mbetet për tu kuptuar nëse kjo deklaratë do të thotë një prapkthehu përfundimtar të Alcantarës për të qëndruar te Bajerni.
Shtuar më 05/09/2020, ora 15:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori