Nuk është një risi që
Thiago Silva shpeshherë rikthehet në "Milanello" për t’u vizituar nga doktori
Marcelo Costa. Ka qenë pikërisht ish-mbrojtësi kuqezi, i cili për "football.fr" ka shpjeguar arsyen pse vjen kaq shpesh në Milano.
"Duke u larguar nga Milani u ndava edhe nga fizioterapisti im
Marcelo Costa, të cilin Adriano
Galliani e ka punësuar pranë klubit. Ai e njeh trupin tim më mirë se kushdo tjetër. E njoh Marcelon që në kohën kur luaja te Fluminense.
Galliani është një drejtues i madh dhe më ka dhënë leje të vij sa herë të dua në "Milanelo" për t’u konsultuar me të. Meqenëse ai nuk ka kohë të vijë në Paris, jam unë që shkoj tek ai kur kam probleme", ka sqaruar mborjtësin brazilian i Paris Saint Germain
Thiago Silva. /albeu.com/
Shtuar më 05/04/2013,
ora 10:36