Thiago Mota: Nuk meritojmë më shumë
Thiago Motta
Mesfushori 29-vjeçar i Inter, Thiago Motta në një intervistë për "La Gazzetta dello Sport" deklaroi se Interi nuk meriton më shumë se ato që ka arritur deri në këtë fazëë të sezonit.

Interi i sotëm meriton vetëm ato 8 pikë që ka aktualisht në renditje. Është e vështirë ta thuash, por nuk duhet të gënjejmë tifozët. Nuk është faji i arbitrave për gjendjen ku ndodhemi, faji është i vetë lojtarëve”, theksoi italo-braziliani Motta.

“Teorikisht, ne vlejmë më shumë duke parë cilësinë e lojtarëve, por njerëzit shohin Juventusin, Milanin, Napolin, Lazion dhe Udinesen më lart se ne dhe kjo është ajo që ka rëndësi”, shton mesfushori brazilian i kombëtares italiane. /albeu.com/
Shtuar më 02/11/2011, ora 11:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori