Thiago Motta pranë divorcit me PSG-në, Interi shpreson
Divorci mes Paris Saint Germain dhe mesfushorit Thiago Motta duket i paevitueshëm. Pëtej deklaratave zyrtare, klubi francez dhe mesfushori italian duket se janë në limitet e marrëdhënies së tyre dhe për këtë arsye, palët po mendojnë ndarjen përfundimtare. Lojtari nuk po arrin të gjejë minutat në formacionin e Laurent Blanc dhe gjatë javës së ardhshme, lajmi i largimit të tij mund të zyrtarizohet. Në këtë mënyrë, Interi mund të mops hasë pengesa për të kthyer në grupin zikaltër një prej heronjve të tripletës së famshme. Thiago Motta është mesfushori me karakteristikat e duhura për trajnerin Mancini dhe sipas mediave italiane, kontaktet sapo kanë nisur.

Lojtarit me origjinë braziliane i pëlqen ideja e një rikthimi të mundshëm në Serie A dhe në këtë rrugë duket se nuk ka pengesa të dukshme.

Lëvizja e vetme në dalje është përqëndruar te Kuzmanoviç, që ka një ofertë nga Hamburgu, por ditët e ardhshme do të qartësohet edhe situata e lojtarit serb. /albeu.com/

Shtuar më 11/01/2015, ora 15:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori