Thiago Silva ambientohet te Chelsea, kërkon të vazhdojë kontratën
Thiago Silva tashmë i ka dhënë dritën e gjelbër agjentit të tij për të negociuar mundësinë e vazhdimit të kontratës së tij edhe për një vit tek Chelsea.

Sipas "Goal.com", kapiteni brazilian ka shprehur dëshirën për vazhdimin e kontratës së tij edhe për një vit dhe palët tashmë kanë nisur bisedimet, mbrojtësi ka mahnitur me paraqitjet e tij këtë sezon për klubin nga Londra, pavarësisht zërave të kritikëve për moshën ose formën e tij.

Silva fillimisht kishte nënshkruar kontratë një vjeçare me opsion zgjatje edhe për një vit, kur erdhi tek Chelsea.

Ndërkohë, Chelsea ka siguruar kalimin në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve këtë javë.
Shtuar më 26/11/2020, ora 09:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori