Thiago Silva: Ky është një turp
Paris Saint-Germain ka pësuar një tjetër zhgënjim në Champions League, shkruan Albeu.com

Kampionët në fuqi të Francës janë eliminuar nga kompeticioni më i rëndësishëm europian për klube nga Manchester United, duke shpërdoruar avantazhin 2-0 të siguruar në ndeshjen e parë.

Kapiteni i PSG-së, Thiago Silva, ka shprehur të gjithë hidhërimin e tij në përfundim të ndeshjes:

"E kam shumë të vështirë të flas. Është një turp i vërtetë", ka thënë braziliani.

"Ne luajtëm shumë mirë në fushën e tyre, por nuk bëmë atë për të cilën kishim folur para ndeshjes së sotme. Po luanim mirë, por gjithçka ka mbaruar tani. Ky është futbolli. I kërkoj tifozëve të na falin". /albeu.com/
Shtuar më 06/03/2019, ora 23:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori