Thiago Silva: Nëse Milan më do, atëherë Leonardo të vijë të bisedojë
Kapiteni i Paris Saint Germain, Thiago Silva, i intervistuar nga mediat braziliane, ka rrëfyer aventurën e tij në Francë, shkrua Albeu.com

“Një përvojë unike e jetës time. Ishte diçka e bukur, por kam kaluar edhe shumë pengesa. Nuk e mendoja se do të kaloja kaq shpejt nga Milani te PSG, një ekip që 6 vite më parë nuk njihej shumë. Gjithsesi, në këtë transferim një rol thelbësor luajti Leonardo, që më bindi të kaloja te PSG-ja. Më treguan projektin dhe më bindën. Tani kanë kaluar 6 vite të mbushura me emocione nga më të ndryshmet. Gjithsesi, jam i kënaqur”, tha Silva.

Muajt e fundit është përfolur disa herë për mundësinë e rikthimit të mbrojtësit brazilian te skuadra e Milanit.

“Unë nuk e di se cila do të jetë e ardhmja ime. Ajo që di është se kam një kontratë me PSG që skadon në fund të sezonit tjetër (2020). Në fund të këtij sezoni do të flas me drejtuesit e klubit për të vendosur se çdo të ndodhë nëtë ardhmen. Nëse Milani më kërkon, atëherë Leonardo të vijë e të bisedojë, ashtu sikurse bëri 6 vite më parë. Unë jam gati për çdo projekt të ri”, u shpreh Thiago Silva, tashmë 34 vjeç. /albeu.com/
Shtuar më 04/03/2019, ora 21:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori