Thiago Silva, objektivi i radhës për Guardiolën
Bayern Munchen nuk di të ndalet. Bavarezët kampionë të Europës dhe të gjermanisë, janë gati për ti shtuar një tjetër xhevahir një grupi të mrekullueshëm futbollistësh. Objektivi i ri është pikërisht Thiago Silva, lideri i prapavijës së Paris Saint Germain dhe njëkohësisht asaj të Brazilit, i njohur tashmë universalisht si një prej qendërmbrojtësave më të fortë në botë në këto vitet e fundit.

Celsi i suksesit në lëvizjen për të rrëmbyer mbrojtësin brazilian ndaj klubit të sheikëve është taksa e shumëpërfolur mbi pagat e lluksit që qeveria franceze po përpiqet ta aprovojë në këto javët e fundit dhe që mund ta shtyjë futbollistin të ndryshojë ambient duke u larguar nga Ligue 1.

Sipas mediave gjermane strategu i bavarezëve Pep Guardiola, nuk ka patur asnjë dyshim për të indikuar Thiago Silvan si zgjedhjen e tij të parë për të përforcuar një mbrojtje që është për tu admiruar. Kujtojmë këtu që ka pësuar vetëm 8 gola në 16 takime të zhvilluara në Bundesliga dhe Champiosn League, dhe që bashkë me brazilianin do të bëhej vërtet e pakalueshme për kundërshtarët.

Gjithsesi Bayerni duhet të përballet në këtë pistë me konkurrrencën e Barcelonës që është në gjurmët e brazilianit që nga kohët kur ai militonte te Milan, por gjithsesi dihet fuqia institucionale e Bayernit është e aftë të mposhtë cdo kundërshtar qoftë kjo edhe Barcelona. /albeu.com/
Shtuar më 14/11/2013, ora 13:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori