Thiago Silva po mendon largimin nga PSG
Pëlqej
Thiago Silva duket se nuk do të qëndrojë deri në fund të kontratës me klubin e Paris Saint Germain.

Braziliani e ka humbur vendin e titullarit nga dyshja Marquinhos – Kimpembe të cilët kanë shkëlqyer këtë edicion.

33-vjeçari ka kontratë me parisienët deri në verën e vitit 2020, por duket se do të largohet nëse vjen një ofertë rreth 10 milionë euro.

Skuadrat kineze dhe ato amerikane menjëherë janë alarmuar dhe po shikojnë mundësinë e transferimit të Silvës.

Por nuk përjashtohet mundësia që Silva të rikthehej në Milan për ta mbyllur karrierën futbollistike.

Silva ka luajtur për Parisin që nga viti 2012 kur u bashkua nga gjiganti italian Milan për 42 milionë euro. /albeu.com/
Shtuar më 20/04/2018, ora 00:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori