Thiago vështirë, Barça kërkon Ivanoviç
Sipas raportimeve më të fundit të britanikes "Daily Mail", Barcelona ka shprehur interesimin e saj për mbrojtësin 28-vjeçar serb të Chelsea, Branislav Ivanoviç, duke parë nevojën imediate që ka reparti difensiv për përforcime gjatë merkatos së verës.

Duke parë që objektivi primar i katalanasve, mbrojtësi i Milan, Thaigo Silva është vështirë të arrihej, atëherë mbojtësi serb është parë nga drejtuesit e klubit blauagrana si zëvëndësuesi ideal.

Branislav Ivanoviç kërkohet prej javësh edhe nga Real Madridi i Jose Mourinho, por sipas të përditshmes angleze, Barcelona duket më e bindur për të marrë në Camp Nou serbin. /albeu.com/
Shtuar më 29/05/2012, ora 10:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori