Thibaut Courtois tregon arsyen se pse nuk po firmos kontratën e re me Chelsean
Pëlqej
Thibaut Courtois ka ndaluar bisedimet për vazhdimin e kontratës me skuadrën londineze, Chelsea

Portieri belg nuk dëshiron të ngutet për kontratën e re me Chelsean, por dëshiron që me kujdes t’i sheh të gjitha opsionet që ka, shkruan Albeu.com.

Courtois p kërkohet e ngulm nga Real Madrid dhe ai nuk dëshiron të merr ndonjë vendim që do të mund të pendohej më vonë.

“Nuk shoh ndonjë arsye pse nuk do të nënshkruaja kontratë të re. Unë vetëm dua që t’i konsiderojë të gjitha opsionet. Gjithçka duhet të bëhet siç duhet”, ka thënë Courtois për Sky Sports.

Courtois ka kontratë me Chelsean vetëm deri në vitin 2019. /albeu.com/
Shtuar më 11/12/2017, ora 23:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori