E ardhmja e Arsene
Wenger në krye të stolit të Arsenalit është gjithnjë e më e paqartë.
Me shumë gjasa vendin e 68 vjeçarit mund ta zë ish-lojtari i kësaj skuadre,
Thierry Henry.
Sipas asaj që raporton e përditshmja “Daily Mail”, trajneri francez nuk i është përgjigjur një pyetjeje mbi mundësinë që ky të jetë sezoni i tij i fundit te “Topçinjtë”, duke shtuar kështu zërat që e shohin atë larg Arsenalit, ose shumë pranë “lamtumirës” me londinezët.
Ndërkohë, i pyetur nëse mund të jetë ai pasardhësi i
Wenger te “topçinjtë” e Londrës, krye golashënuesi i të gjitha kohërave,
Thierry Henry është shprehur tepër entuziast, madje ka theksuar se “do të ishte një ëndërr”.
“Kam ende punë për të bërë me
Belgjikën, por do të presin e të shohim se çfarë mund të ndodhë”, ka shtuar ish-sulmuesi i Juventusit dhe Francës për “Sky Sports”.
“Do të ishte një ëndërr e bërë realitet për mua, por jam ende i impenjuar me
Belgjikën. Nëse më intereson? Sigurisht, kush nuk do të donte të drejtonte Arsenalin?”, përfundon
Henry. /albeu.com/
Shtuar më 26/02/2018,
ora 20:25