Thirrja e Shoqatës së Futbollistëve: Mos shkoni të luani në Serbi
Shoqata e Lojtarëve Profesionistë të futbollit këshillon lojtarët që të luajnë kudo, por jo në Serbi. Ky institucion ka zbuluar se 68% e lojtarëveSerbi janë paguar me vonesë, ndërsa 90% të atyre që kanë ngritur zërin për këtë problem u është bërë presion që të largohen nga Serbia. Situata po përkeqësohet nga viti në vit.

Dhe sikur të mos mjaftonin këto statistika, Federata Serbe e Futbollit ka larguar përfaqësuesit e lojtarëve nga organizimi i cili do të zgjidhte konfliktet mes futbollistëve dhe klubeve, duke emëruar në krye të këtij insticioni juridik dy persona me lidhje të ngushta me dy klubet kryesore në Serbi.

Sekretari i përgjithshëm i ShoqatësFutbollistëve Profesionistë, Theo van Seggelen i ka kërkuar Federatës Serbe të Futbollit që të heqë dorë nga vendime të tilla, duke i përkufizuar si shkelje flagrante të të drejtave themelore të futbollistëve profesionistë.
Shtuar më 05/01/2017, ora 11:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori