Thirrje raciste kundër Sterling, UEFA hap hetim ndaj Malit të Zi
Anglia fitoi me rezultat 1-5 në transfertë ndaj Malit të Zi duke regjistruar fitoren e dytë radhazi në kualifikuesete Euro 202.

Por në ndeshjen e luajtur në Podgoricë tifozët vendas tejkaluan limitet teksa fyen në kore raciste Raheem Sterling.

UEFA ka hapur procedurë disiplinore ndaj Malit të Zi, ku do të hetojë sjellën e tifozëve.

Ata do të shikojnë me detaje pamjet, ku do të analizojnë nëse ka pasur fyerje në baza racore, por edhe hedhje të gjësendeve në fushë.

Në rast se Mali i Zi shpallet fajtor rrezikojnë të luajë në ndeshjen e ardhshme pa tifozë, por edhe të dënohet federata me para në formë gjobe. /albeu.com/
Shtuar më 26/03/2019, ora 14:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori