Thohir dhe Barbara, takim për stadiumin
Pëlqej
Erick Thohir dhe Barbara Berlusconi drekojnë bashkë për të folur për të ardhmen e "San Siro"-s. Presidenti zikaltër njoftoi mbrëmjen e djeshme se do të takohet me Lady B.

Thohir do të dijë nëse Barbara Berlusconi do vërtetë të ndërtojë një stadium të ri apo jo. Nëse kjo do të ndodhë vërtetë atëherë Interi kërkon të bëjë të tijin Meazzan dhe pas finales së Champions League 2016 të kryejë disa modifikime që do ta çonin kapacitetin e tij në 56.000 vende.



Në takimin Thohir-Barbara do të jetëe dhe Adriano Galliani pasi nuk do të flitet vetëm për stadiumin por edhe për çështje të tjerë që lidhen me dy klubet e Milanos. /albeu.com/
Shtuar më 26/09/2014, ora 09:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori