Thohir: Lavezzi? Nuk është e lehtë, të shohim
Pëlqej
Para pak minutash ka mbërritur në Milano presidenti i Interit Erick Thohir. I rrethuar nga shumë tifozë zikaltër bosi indonezian ka dhënë disa deklarata për mediat e pranishme ku tema më e nxehtë ka qënë merkatoja që mbyllet më 1 shtator.

Një prej objektivave të Inter është argjentinasi i Paris Saint Germain Ezequiel Lavezzi, por sipas numrit një zikaltër operacioni nuk është aspak i lehtë por i le dyert e hapura.

"Nuk është e lehtë të negociosh me PSG-në. Të shohim", tha shkurtimisht Thohir. /albeu.com/
Shtuar më 28/08/2014, ora 13:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori